6.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Aldo sqaron deklaratën për Danjën në “Fan Club”:”E bëra për të parë si do sillet ajo”

Pas daljes nga Big Brother VIP, Aldo Marku ishte i ftuari i radhës në “Fan Club”, ku dha sqarime mbi disa prej momenteve më të komentuara gjatë qëndrimit të tij në shtëpi. Një prej tyre ishte deklarata që i bëri Danjës pak ditë para largimit, e cila shkaktoi reagime të shumta në rrjet.

Aldo sqaroi se pëlqimi që shprehu ndaj Danjës nuk ishte i sinqertë, por një mënyrë për ta testuar:
E bëra për të parë si do sillet ajo me mua, por ajo nuk më mbajti ndonjë distancë. Fillova të ndihesha keq sepse nuk doja ta nxirrja keq atë,” – u shpreh ai.

Ndërkohë, surprizë për publikun ishte një mesazh i dërguar nga Redi, partneri i Danjës jashtë shtëpisë, i cili i doli asaj në mbrojtje me një qëndrim të qartë e mbështetës:

Danja është një vajzë që ka arritur deri këtu prej vlerave të saj. Për këdo që përpiqet të përbaltë figurën e saj, veprat flasin më shumë se fjalët. Sikurse ka qenë e dukshme dhe në debatet që ka pasur brenda shtëpisë, ajo s’ka zgjedhur të ulë dikë, siç kanë ulur atë. Për më tepër, ajo ka falur më shumë se kushdo në atë shtëpi. Jam krenar për të. Danja më ka mua, unë kam atë. Kjo na mjafton.

Reagimi i Redit u prit me duartrokitje në studio dhe u komentua gjerësisht si një mesazh dashurie dhe besimi në një lidhje që i ka rezistuar edhe realitetit të fortë të një formati si Big Brother.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...