24.5 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen e Ilaria Sulës,dyshohet për fshehje të gjurmeve

Çështja tragjike e vrasjes së 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula, në Romë, merr një kthesë të re: sot pritet që nëna e 23-vjeçarit të arrestuar për vrasje të rëndë dhe fshehje kufome të paraqitet para gjykatës. Ajo dyshohet se ka ndihmuar djalin e saj në fshehjen e trupit të viktimës pas krimit makabër të ndodhur në banesën familjare në Via Homs, në lagjen afrikane të Romës.

Gruaja, Nors Mazlapan, e thirrur në komisariat në prani të avokatëve të saj, pritet të regjistrohet zyrtarisht si e dyshuar në hetim nga prokurorët e Piazzale Clodio. Hetuesit janë të përqendruar në rolin e saj në orët pas vrasjes, duke vlerësuar nëse ajo ka ndihmuar në fshehjen e provave apo trupit të pajetë.

Edhe pse i biri ka deklaruar në dëshminë e tij: “Gjithçka e kam bërë vetë”, hetuesit nuk përjashtojnë bashkëpunimin e nënës apo të babait në ngjarje. Analiza të hollësishme po bëhen mbi të dhënat telefonike të të dy prindërve – Nors Mazlapan dhe Rik Samson – për të verifikuar lëvizjet dhe kontaktet e tyre në kohën e vrasjes.

Burime mediatike italiane raportojnë se djali kishte rrëfyer fillimisht se i ati ndodhej në banesë në momentin e sulmit, por më vonë ky i fundit ndryshoi version, duke deklaruar se ka qenë jashtë deri të nesërmen. Në dëshminë e saj, nëna ka pohuar se nuk e ka pëlqyer marrëdhënien e të birit me Ilarian:
“Nuk doja që Marku ta sillte gjithmonë Ilarian në shtëpi. Kisha frikë se do ta shpërqendronte shumë: djali im duhet të qëndrojë i fokusuar në studimet e tij.”

Ndërkohë, mbrojtja e të dyshuarit kryesor ka kërkuar një vlerësim psikiatrik për të, duke sugjeruar se ai mund të ketë pasur probleme mendore që kanë ndikuar në aktin e rëndë.

Hetimet vazhdojnë intensivisht për të zbuluar nëse prindërit e 23-vjeçarit kanë luajtur një rol aktiv në fshehjen e trupit apo në ndonjë përpjekje për të mbuluar krimin. Në qendër të hetimeve mbetet edhe motivi, që sipas autorit lidhet me xhelozinë dhe mesazhe në aplikacionin Tinder që viktima kishte marrë nga një djalë tjetër.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...