34.6 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Alesia Balliu denoncon primaret e PD-së: “Një fasadë për manipulime dhe zëvendësime të paracaktuara”

Ish-kandidatja për primare në Partinë Demokratike, Alesia Balliu, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e saj mbi procesin e zhvilluar brenda partisë, duke e cilësuar atë si një “fasadë” që nuk respekton transparencën dhe drejtësinë.

Balliu ka denoncuar se procesi i primareve është përdorur për të manipuluar dhe zëvendësuar kandidatë që kishin kontribuar në opozitën ndaj qeverisë, përfshirë Dash Sulën, veten e saj dhe katër gra të tjera të angazhuara me PD-në.

Sipas saj, individë me lidhje të drejtpërdrejta me Luçiano Boçin dhe Flamur Nokën janë futur në lista, ndërsa ata që kishin bërë denoncime publike dhe kishin zhvilluar aktivitete politike në mbështetje të PD-së janë lënë jashtë.

Ne morëm pjesë në primare dhe kemi bërë denoncime. Javën e fundit, në garë futet vajza e katapultuar nga Boçi dhe Noka, ndërsa lihen jashtë Dash Sula, unë dhe katër zonja të cilat ndihemi të ofenduara. Pas primareve, më kontakton një qytetar dhe më thotë që primaret i ka shitur Boçi dhe Noka.

Unë kontaktova Nokën, por nuk mora një përgjigje. Ne, katër gra që kemi vendosur fytyrën tonë me denoncime ndaj qeverisë, nuk jemi pjesë e listës. Ky proces ishte një fasadë, pasi vajza që fitoi ishte parazgjedhur të ishte në listën e mbyllur. U zëvendësuam me dikë që ka Universitetin e Elbasanit. Këtu shihet qartë pasoja,” – tha Balliu.

Ajo ka kritikuar hapur procesin, duke theksuar se primaret nuk pasqyruan një garë të ndershme dhe të hapur, por ishin një mekanizëm formal për të justifikuar zgjedhje të paracaktuara brenda partisë.

Këto deklarata të forta pritet të nxisin debat të gjerë brenda PD-së, duke hedhur dyshime mbi integritetin e procesit të primareve dhe mënyrën se si po trajtohen figurat aktive në opozitën ndaj qeverisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...