11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ali Ahmeti për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: “Miku im i vjetër, njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike”

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar me një mesazh të ndjerë pas ndarjes nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano.

Në një postim në rrjetet sociale, Ahmeti e cilëson Nanon si një personalitet me vizion, guxim dhe urtësi politike, që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.

“Na lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që lindi në kohëra sfidash, kur idealet për liri, demokraci dhe zhvillim ishin udhërrëfyesit tanë të përbashkët,” – shkruan Ahmeti.

Kreu i BDI-së shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë dashur e vlerësuar Nanon.

“Fatosi ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë.
Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan.
U prehtë në paqe miku im, Fatos Nano. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë gjithmonë.”

🕊️ Mesazhi i Ahmetit vjen në një kohë kur personalitete të shumta nga Shqipëria dhe rajoni po i japin lamtumirën njërit prej themeltarëve të Partisë Socialiste dhe një figure kyçe të tranzicionit politik shqiptar pas viteve ’90.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...