13.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Alibeaj: “Lëvizja e Salianjit trazoi PD, fundi i ciklit politik po vjen për të dy partitë”

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, i ftuar në një studio televizive, ka analizuar situatën aktuale në Partinë Demokratike dhe ndikimin e lëvizjes së Ervin Salianjit që ka krijuar trazira brenda strukturave të partisë.

Alibeaj u rikthye pas në kohë për të kujtuar se grupi që sot është kundër Berishës, dikur e mbështeti atë dhe e ndihmoi të rikuperonte kuotat brenda PD, duke e çuar në gjendjen aktuale.

“Këta individë nuk janë pak me çfarë kam parë, kërkojnë që ajo që quhet PD sot, të mos vazhdojë të bjerret gjithmonë e më shumë siç e kanë treguar rezultatet e zgjedhjeve, por më duhet të pohoj edhe faktin tjetër, individët që përbëjnë këtë lëvizje, ishin ata që kur para 4 vitesh në PD ndodhi një përplasje mes dy kaheve antagoniste… Kontribuuan që Berisha të merrte kuotat brenda PD dhe të sillte situatën në këtë gjendje ku është sot”, tha Alibeaj.

Ai shtoi se kritikët e PD-së e shohin partinë si “private të Berishës”, por sipas tij, për të ardhmen e vendit është e nevojshme që PD të shtrihet përtej gardhit të saj, drejt publikut shqiptar, i cili nuk është përfaqësuar si duhet as nga PD dhe as nga PS.

“Ky është shërbim i madh publik që i bëhet Shqipërisë”, theksoi ish-deputeti.

Alibeaj kritikoi jo vetëm PD-në, por edhe Partinë Socialiste të Edi Ramës, duke paralajmëruar se po vjen fundi i ciklit politik për të dy partitë. Ai e argumentoi këtë në dy mënyra:
1. Vetërefuzimi i shqiptarëve për të votuar;
2. Veprimet e SPAK ndaj korrupsionit qeveritar, që po prekin kupolën e të dy subjekteve.

“Segmenti i drejtësisë që targeton korrupsionin qeveritar, i ka prekur, po i prek dhe do t’i prekë të gjithë drejtuesit historik edhe të njërës edhe të tjetrit subjekt. Duke qenë se janë dy subjekte që janë mësuar në mënyrë autoritare, goditja e kupolës së njërit ose tjetrit do sjellë shpërbërjen e kësaj klase politike”, përfundoi Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...