35.3 C
Tiranë
Tuesday, July 28, 2026

Tensionet brenda PD-së: Berisha urdhëron sabotazhe ndaj takimeve të Salianjit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duket i alarmuar nga aktiviteti i ish-deputetit Ervin Salianji, i cili ka nisur një tur takimesh me demokratët e bazës. Burime nga selia blu raportojnë se Berisha ka urdhëruar strukturat e partisë të sabotojnë çdo takim ose iniciativë të ish-deputetit, ndërsa është aktivizuar edhe një grup mediatik për të denigruar çdo veprim të Salianjit në mediat e kontrolluara dhe rrjetet sociale.

Deputeti demokrat Luan Baçi komentoi takimet e Salianjit:

“Demokratët janë të etur dhe duan që ne të zbresim në bazë, të fillojmë me takime. Takimet janë dashur gjithmonë të bëhen, por Partia Demokratike është një parti e organizuar me një statut… nuk mund të dal unë tani me të njohurit e mi dhe të bëj një takim në emër të PD-së. Patjetër që është takim jashtë strukturave të partisë.”

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, mbështeti qëndrimin e Berishës:

“Nuk ka lidhje intervista ime me ato që bën Salianji. Mbështes qëndrimin zyrtar të PD-së dhe të kryetarit Berisha, që ka thënë se çdo mbledhje jashtë forumeve është private.”

Nga ana tjetër, ish-deputeti Edmond Spaho kritikoi hapur Salianjin, duke e cilësuar si simbol të problemeve të brendshme të partisë. Ai shtoi se shumë demokratë u ndjenë të lehtësuar që u bë e qartë se Salianji kishte vepruar me hile ndaj Berishës dhe PD-së, por theksoi se problemi kryesor qëndron tek mungesa e moralit dhe politikat e gabuar të Berishës, që sipas tij favorizuan figura që sjellin përçarje. Spaho kujtoi edhe aferën “Babale”, për të cilën Salianji ka vuajtur një vit burg.

Zëdhënësi i Berishës, Alfred Lela, i kujtoi Salianjit se Berisha ka 500 mijë vota dhe sfidimi ndaj tij do të ishte i kot. Ai gjithashtu përmendi përpjekjet e Lulzim Bashës për ta sfiduar Berishën, të cilat sipas Lela-s, dështuan.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident në aksin Elbasan–Metalurgji, përplasen 4 automjete, raportohet një i lënduar

0
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan–Metalurgji. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:45, ku sipas informacioneve paraprake janë përfshirë...

SPAK kërkon ekstradimin e biznesmenit Ilir Shtufi nga Greqia, arrestimi në Selanik pas një...

0
Brenda afatit 40-ditor të vendosur nga gjykata e Selanikut, Prokuroria e Posaçme (SPAK) u ka dërguar autoriteteve greke letërporosinë për ekstradimin e biznesmenit të...

Agron Shehaj pezullohet 60 ditë nga Kuvendi, PS e akuzoi për marrjen e dokumentit...

0
Deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, është pezulluar për 60 ditë nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është...

Tronditet Vince McMahon! Gjykata mbyll padinë për trafikim seksual, por telashet e ish-kreut të...

0
Gjykata Federale e Connecticut në Shtetet e Bashkuara ka vendosur mbylljen e padisë civile të ngritur nga ish-punonjësja e WWE, Janel Grant, kundër ish-drejtuesit...

Gjykata e Lartë e Brazilit refuzon lirimin e Ervin Matës, mbetet në arrest në...

0
Gjykata e Lartë e Brazilit ka rrëzuar kërkesën për lirimin e Ervin Matës, duke lënë në fuqi masën e arrestit parandalues me qëllim ekstradimin...