7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Alibeaj: “Për secilën nga tre inceneratorët kemi shkuar në dyert e SPAK-ut për të depozituar kallëzime penale, është detyrimi ynë politik dhe qytetar”

Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj tha në konferencën për mediat së bashku me kreun e PD Lulzim Basha dhe nënkryetaren Jorida Tabaku se për secilën nga tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit, Tiranës kemi shkuar në dyert e SPAK-ut për të depozituar kallëzime penale.

Ai theksoi se detyrimi qytetar dhe politik dhe i subjekteve politike është të ndihmojë drejtësinë, ta mbështesë drejtësinë duke kryer detyrimet e veta.

“Mbështetja që do të duhet t’i jepet drejtësisë nuk është vetëm një detyrim moral, por kërkon edhe akte konkrete të cilat nuk do të duhet të kufizohen vetëm tek denoncimi publik. Ky është një detyrim ligjor për këdo që bie në dijeni të një vepre penale, ka vetëm një zgjidhje. E para, ta denoncojë, e dyta të shkojë në dyert e drejtësisë.

Këtë kemi bërë ne lidhur me të gjithë megapërmasën e këtij megakorrupsioni.
Për secilën nga tre inceneratorët, Elbasanit, Fierit, Tiranës kemi shkuar në dyert e SPAK-ut për të depozituar kallëzime penale. Me prova, me fakte, me arsyetim ligjor. Ky është detyrimi ynë politik dhe qytetar.

Tre kallëzime penale, voluminoze, në arsyetim, prova dhe fakte.
Në njoftimin e SPAK-ut, po të shihni pjesën e arsyetimit të dhënë, hetimet e kryera është e provuar se në procedurat e dhënies së koncesionit dhe lidhjes së kontratës, nuk janë kryer të plota. Duke shkelur dispozitat e ligjit përkatës, të cilat ne e kishim tjerrë gjerë dhe gjatë. Shqip dhe saktë. Edhe në pjesën e dytë të saj nuk është bërë gjë tjetër, vetëm se është pranuar, verifikuar e certifikuar ajo se çfarë kemi shkruar në kallëzimet penale të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.

Ajo çfarë ka ndodhur për Fierin. Hapen në nëntor të 2015 procedura në Mbrostar, aty ku është vendosur varreza e inceneratorëve. Brenda ditës duke shkelur të gjitha procedurat, hapet me një urdhër 751 të 25 nëntorit 2015, ngrihet komisioni menjëherë dhe fillon procedurat.

Dërgohen shkresat, ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani, e refuzoi. E dini të gjithë se çfarë ndodhi me ish-Ministrin e Financave. E larguan.

Më 18 korrik 2016 u hap gara për këtë incenerator. Nuk kishin marrë dakordësinë e Ministrisë së Financës. E marrin një muaj më vonë dhe në një muaj kishte ndodhur një ngjarje, kishte ikur Shkëlqim Cani, kishte ardhur Arben Ahmetaj. Pas kësaj gjithçka ecën me shpejtësi duke shkelur të gjitha rregullat, hapat, detyrimet ligjore.

Procedura ishte ajo e një tenderi ndërkombëtar por që u hap brenda vendit. Absurd logjik. Paraqitet ajo që inicionte koncesioni, një shoqëri që kishte marrë një bonus 10%, në tender nuk merr pjesë, shoqëria që kishte marrë bonusin.

Futet një kompani “Tagrated Technology Services & Energy”, 28 milionë euro.
Tre ditë, pas lidhjes së kontratës konçesionare, saktësisht 26 tetor 2016, Shoqëria Konçesionare kërkon dhe njofton miratimin tek autoriteti kontraktor, përfundimisht edhe me një shoqëri tjetër “Ndërtim – Montim Patos”, vetëm për 20 mijë lek e blenë dhe merr inceneratorin që në përfundim shkon në 28 milionë euro të futur në xhep.

Tani që flasim, inceneratori nuk është në ndërtim, nuk është në funksion. Para 3 muajsh u helmua Fieri, qytetarët e Fierit. E mbani mend edhe gjënë tjetër që sot dhe një vit më parë atë se çfarë Rama tha, do të ishte në funksion të plotë.

Inceneratori nuk u vu në ndërtim, qytetarët u helmuan, paratë u vodhën. 28 milionë. Fakte kaq plateale për shkeljen flagrante të dispozitave ligjore të rregullave më minimale që i kupton kushdo që s’i ka rënë rasti ndonjëherë të lexojë ligjin për koncesionet.

Këto ishin ato të cilat ne depozituam në SPAK, për Fierin, Elbasanin dhe Tiranën.
Detyrimi qytetar dhe politik dhe i subjekteve politike është të ndihmojë drejtësinë, ta mbështesë drejtësinë duke kryer detyrimet e veta.

Të depozitojë kallëzime dhe ta lërë drejtësinë të lirë.
Cila ishte përgjigja e Ramës? Sfidoi prokurorinë. Mblodhi të gjithë grupin parlamentar dhe i futi në gropën e inceneratorit  cila është skema e krimit.

Kishte vjedhjen, paratë e zhdukura, autorët e vjedhjes, skemë krimi e cila do të duhet të rrethohej me shiritin, skenë krimi, ndalohet hyrja.

I lejohet hyrja vetëm Prokurorisë, vetëm SPAK-ut.
(Video/ Rama më 19 prill 2017: “E kam mbështetur këtë projekt që ditën e parë, kur kemi votuar në Këshillin e Ministrave. I jam shumë mirënjohës Ministrit të Mjedisit dhe Ministrit të Financave që megjithëse është gjirokastrit në këtë rast e zgjidhi deri në fund qesen”.
Rama më 21 tetor 2020: “Ky është ndryshimi që ndodh kur PS ka në dorë çelësat e shtëpisë”.)

Alibeaj: Kjo ishte skena e krimit ku i mblodhi të gjithë. E patë edhe mizën që i shkoi se plehrat janë atje. E dyta ishte “inaugurimi”. Inaugurimi i asgjë më shumë dhe asgjë më pak i vjedhjes të parave të shqiptarëve.

Ky është qëndrimi se çfarë do të thotë të mbështesësh drejtësinë dhe çfarë do të thotë të pengosh drejtësinë. Ajo demonstronte refuzimin ndaj zbatimit të ligjit dhe ndaj të drejtës dhe detyrimit të SPAK për të bërë detyrën e vetë”, tha Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT