14.3 C
Tiranë
Thursday, May 15, 2025
spot_img

Allegri i zhgënjyer pasi Juventus barazon me Cagliari: ‘Duhet të arrijmë Champions League’

Cagliari 2-2 Juventus, ky ishte fundi i sfidës së Serie A që u zhvillua të premte dhe çeli raundin e 33-të. Te “Zonja” janë të zhgënjyer dhe i pari me kokën ulur duket Max Allegri.

Pas ndeshjes për mediet ai tha se në pjesën e parë nuk e kuptuan ndeshjen, teksa është i lumtur që do ulet të diskutojë të ardhmen me drejtuesit, për të hedhur idetë e reja, gjithmonë nëse do i besohet stoli i klubit më të titulluar në Itali.

“Kur gjen një skuadër si Cagliari, që të hidhet në sulm, duhet të bësh një betejë. Teknikisht patëm vështirësi dhe nuk e kuptuam lojën. Kur luan në këto ndeshje, nëse nuk i përshtatesh kundërshtarit del me ‘kocka të thyera’. Në pjesën e parë duhet t’i ndërroja të gjithë. Ndoshta duhet të ndërrohesha edhe unë. Në pjesën e parë kam parë gabime teknike që nuk doja t’i besoja. Por fatmirësisht kam një grup me djem të zotë që u ngritën në këmbë dhe nuk ishte e lehtë”, tha fillimish Allegri. Më pas livornezi shtoi se do ulet me drejtuesit për të diskutuar të ardhmen.

“Jam i lumtur që ulem për të planifikuar të ardhmen në Juven? Absolutisht po. Në fund të sezonit duhet të ulemi për të bërë vlerësimet e nevojshme, por tani duhet të arrijmë Champions League dhe finalja e Kupës së Italisë kundër një Lazio të fortë”,
tha trajneri i bardhezinjve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Martë, 13 Maj 2025

0
Ja parashikimi astrologjik për të martën, 13 maj 2025, për secilën shenjë të zodiakut, bazuar në burime të ndryshme: ⸻ ♈ Dashi (21 Mars – 19...

Parashikimi i motit, e Martë, 13 Maj 2025

0
Më 13 maj 2025, Shqipëria do të përjetojë një ditë me kushte atmosferike të paqëndrueshme. Vranësirat dhe rrebeshet e shiut do të jenë të...

Peshkopi: Babai i kandidatit të PS qarkullon i lirë pas të shtënave me armë...

0
Pas raportimeve për përfshirjen e Esat Gjurës, efektiv policie dhe njëherazi babai i kandidatit socialist në Peshkopi, Daniel Gjura, në një incident të rëndë...

Kaos në Vlorë nga “Giro d’Italia”, qytetarët bllokohen në trafik dhe s’mund të votojnë

0
Vlora është përfshirë sot nga një bllokim i rëndë trafiku, duke krijuar kaos të vërtetë në qarkullimin rrugor dhe duke penguar seriozisht qytetarët që...

Edi Rama u bën thirrje qytetarëve: Votoni, është detyrë qytetare dhe patriotike

0
Kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë përmes rrjeteve sociale, duke ftuar qytetarët që ende nuk kanë votuar, të dalin dhe të...