11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Alpha bank në duart e OTP bank , çmimi i fituar tejkalon pritshmëritë e grekëve

Ka përfunduar procesi i blerjes së Alpha Bank Albania, nga OTP bank, e cila po ashtu operon në vendin tonë vitet e fundit.

Mediat greke njoftojnë se OTP ka blerë 100% të aksioneve, ndërkohë që thonë se në këtë proces shitje ka pasur një interes shumë të madh të investitorëve vendas dhe të huaj.

Marrëveshja e nënshkruar me OTP-në, sipas tyre, ka tejkaluar pritshmëritë e paraqitura në planin strategjik të Alpha Bank “Project Tomorrow”, për sa i përket çmimit dhe është plotësisht në përputhje me angazhimin e Grupit për fokusim në tregjet kryesore.

Grupi Alpha Bank përfundoi transaksionin, duke arritur një çmim dukshëm më të lartë krahasuar me transaksionet e mëparshme në Shqipëri. Çmimi i rënë dakord për shitjen e bankës ka qenë 55 milionë euro kundrejt 30 milionë eurove që kishte qenë plani fillestar.

Fondet që do të përfitohen nga shitja e bankës greke në Shqipëri do të kanalizohen në Greqi, Rumani dhe Qipro.

Transaksioni do të krijojë një grup të fortë bankar në Shqipëri, me pjesë tregu prej rreth 11% për sa i përket aktiveve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...