8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE”/ Miroslav Lajçak ngre shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor

Në Forumin e Integrimit Ballkanik që po mbahet në Podgoricë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak shprehu shqetësimin se Evropa mund ta humbasë Ballkanin Perëndimor nëse nuk përshpejtohet procesi i zgjerimit.

Miroslav Lajçak, thotë se nuk ka alternativë tjetër për Ballkanit Perëndimor përveç integrimit.

“Alternativa e vetme është anëtarësimi i plotë i këtyre vendeve në BE. Bashkimi Evropian, duhet të jetë i sigurt që anëtarët e rinj të mos sjellin probleme shtesë në bllok. Ajo që kam frikë është se mund ta humbasim Ballkanin Perëndimor, i cili është i përkushtuar ndaj vlerave tona”, tha zoti Lajçak

Ai shtoi se “në mungesë të alternativave, në vend që të krijohen shtete ligjore, media të pavarura, shoqëri civile dhe gjyqësorë të depolitizuar, ekziston rreziku i forcimit të tendencave autoritare joliberale”.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Ne duhet të shohim gjërat në mënyrë reale dhe sa sinjale të forta pozitive po i dërgon rajoni Bashkimit Evropian”, tha ndër të tjera Lajçak.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Balla ultimatum PD-së: Nëse bojkotohet edhe e hëna, reforma territoriale zhbllokohet në seancë

0
Pas dorëzimit në Kuvend të propozimit për ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën territoriale, me qëllim vijimin e procesit, kreu i grupit parlamentar...

PS: Pjesëmarrja e PD-së të hënën vendimtare për vijimin e Reformës Territoriale

0
Partia Socialiste i ka dhënë Partisë Demokratike atë që e cilëson si mundësinë e fundit për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Territoriale....

Këlliçi: Apeli vendosi kapakun mbi drejtësinë, jo mbi krimin

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar nga selia e PD-së pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për Korrupsionin dhe Krimin...

Edmond Spaho kritikon PD-në: Bojkoti i reformës zgjedhore dhe territoriale, gabim më i rëndë...

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka kritikuar ashpër drejtimin aktual të PD-së për bojkotimin e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale, duke e...

Ina Zhupa akuzon mazhorancën: Kuvendi po kthehet në formalitet, po shkelen rregullat e parlamentarizmit

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar ashpër nga Konferenca e Kryetarëve, duke akuzuar mazhorancën për shkelje të rënda të parimeve të parlamentarizmit...