14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Ambasadori i BE Gonzato: Nevojitet respekt për pavarësinë e drejtësisë dhe konsolidimi i reformës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka reaguar sot nga Elbasani lidhur me bojkotin e institucioneve të drejtësisë ndaj komisionit “Xhafaj”. Gonzato bëri apel për respektimin e pavarësisë së këtyre institucioneve, duke theksuar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të asistojë komisionin “Xhafaj” në konsolidimin e Reformës në Drejtësi.

“Në fakt, nuk mendoj se situata është ashtu siç po raportohet. Mendoj se institucionet e drejtësisë kanë patur një mendim tjetër, që ndoshta është interpretuar ndryshe nga media. E kam fjalën për Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, SPAK-un dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Pavarësia e institucioneve të drejtësisë duhet të respektohet dhe kërkohet kontributi i tyre për konsolidimin e Reformës në Drejtësi, që u miratua në vitin 2016,” tha Gonzato.

Ai shtoi se BE-ja do të vazhdojë të ofrojë ekspertizë për përshpejtimin e përpjekjeve kundër korrupsionit dhe për përmirësimin e qeverisjes, duke i dhënë rëndësi vazhdimit të reformës.

Duke u ndalur në situatën e tensionuar në Kuvend dhe incidentin e opozitës me djegien e karrigeve, Gonzato u shpreh: “Besoj se opozita ka mënyra të ndryshme për të denoncuar mungesën e demokracisë, dhe nuk mendoj se djegia e karrigeve është mënyra më efikase për ta bërë këtë.”

Këto deklarata Gonzato i bëri gjatë një vizite në Elbasan, ku së bashku me Ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, vizituan një biznes social, ambientet e të cilit i janë sekuestruar një eksponenti të krimit të organizuar në Elbasan, rreth tre vite më parë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...