Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara thotë se Kina nuk do të dërgojë armë dhe municione për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë dhe se Pekini “do të bëjë gjithçka për të ndaluar përshkallëzimin dhe krizën”.
Komentet e Qin Gang vijnë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi homologun e tij kinez Xi Jinping të premten se do të kishte “pasoja” nëse Pekini do t’i jepte mbështetje materiale Moskës.
Pekini mohoi raportet javën e kaluar se ishte i hapur për t’i siguruar Moskës armatim si “dezinformim”, por Kina ka hezituar të qortojë Rusinë për pushtimin e saj.
Duke folur për transmetuesin amerikan CBS, Gang u ankua se dënimi publik nga Perëndimi “nuk ndihmon” dhe se duhej “diplomaci e mirë”.