8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Amendament i ri për garantimin e Kuotës Gjinore në Listat Zgjedhore

Një grup deputetësh kanë dorëzuar në Kuvend një amendament për projektligjin që sjell ndryshime në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë. Ky amendament synon të garantojë një përfaqësim të barabartë gjinor në listat fituese të zgjedhjeve, duke siguruar që një në tre emra të listës të jetë grua.

Amendamenti është iniciuar nga deputetet Etilda Gjonaj dhe Dhurata Çupi, të cilave u janë bashkuar edhe ligjvënëse të tjera. Kjo iniciativë kërkon që, ashtu siç garantohet kuota 30% për gratë në hyrje si kandidate në lista, të garantohet edhe në listën finale pas votimit parapëlqyes.

Teksti i Propozimit

Lënda:
Propozohet për shqyrtim dhe miratim amendamenti.

Drejtuar:
Znj. Lindita Nikolla
Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Dokumenti:

Në mbështetje të nenit 75, pikave 3 dhe 4, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, propozojmë që në projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar të bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 8 pika 2 shtohet paragrafi:
“Në rastet kur nga rirenditja nuk rezulton që duke filluar nga kreu i listës një në tre emra të saj t’i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar, atëherë kandidatja e tretë në këtë listë dhe në vijim një në çdo tre emra të saj i përkasin gjinisë më pak të përfaqësuar sipas numrit të votave që këto të fundit kanë marrë. Mbi bazën e këtij kriteri hartohet lista përfundimtare që i nënshtrohet votimit parapëlqyes e rirenditur, e cila përdoret për zbatimin e nenit 164 të këtij Kodi.”

Ky amendament synon të sigurojë përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë gjinor në Kuvend, duke përmirësuar përfaqësimin e grave në politikën shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...