36 C
Tiranë
Friday, July 17, 2026

Dy të dyshuar për abuzim seksual të një 16-vjeçareje dalin sot para Gjykatës së Korçës

Dy të dyshuarit për abuzimin seksual të një 16-vjeçareje, Marsel Baçi dhe Selam Hyka, priten të dalin sot në orën 13:00 para Gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, vajza nga fshati Leminot kishte krijuar një grup në rrjetet sociale ku komunikonte me disa meshkuj. Marsel Baçi ka pranuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por ka pretenduar se kjo ndodhi me dëshirën e saj.

Adoleshentja, ndërkohë, ka akuzuar Baçin dhe Hykën për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nëna e minorenes ka deklaruar se grupi i personave që kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj mund të jetë më i madh se dy. Nga ana tjetër, familjarët e Marsel Baçit kanë pranuar se djali i tyre ka komunikuar prej disa kohësh me vajzën, ndërsa familja e Selam Hykës ka kundërshtuar akuzat se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me minorenen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trup i pajetë në Liqenin e Thatë në Tiranë/ Polumbarët e RENEA-s nxjerrin nga...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ku një grua rreth 45-vjeçe dyshohet se...

Operacioni “Kalibri” në Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari, në banesë i gjenden 4 armë zjarri dhe...

0
Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kalibri”, në kuadër të të cilit është arrestuar një 21-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e...

Protesta para Kryeministrisë hyn në ditën e 47-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: “Nuk...

0
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në bulevardin përpara Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 47-të të protestës së tyre me kërkesën për largimin...

PD përmbyll ristrukturimin e partisë/ Zgjidhen nënkryetarët e rinj, Flamur Noka mbetet Sekretar i...

0
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka përmbyllur procesin e ristrukturimit të strukturave drejtuese të partisë, duke zgjedhur tre nënkryetarët e rinj, Sekretariatin e ri...

“Me Berishën nuk fitohet”, Alesia Balliu kritikon procesin në PD: “Partia ka nevojë për...

0
Ish-kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Alesia Balliu, ka kritikuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike, duke deklaruar se forca politike ka...