2.5 C
Tiranë
Saturday, December 13, 2025
spot_img

Analiza në DW: “Putin e bëri shumë të qartë vullnetin për dialog, njëherë për njëherë nuk ka luftë”

Kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk kishte mbërritur ende në avion për t’u kthyer në Berlin, kur nga Kievi erdhi lajmi: Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës dhe dy nga bankat më të rëndësishme të vendit po përjetojnë një sulm kibernetik. Arsenali i armëve kibernetike të Rusisë është i shumanshëm dhe subtil. I tillë është edhe presidenti Putin, por subtil jo.

Lajmi i mirë: Një sulm ushtarak i Rusisë në Ukrainë duket njëherë për njëherë se nuk është opcion në tryezë. Putin e bëri shumë të qartë vullnetin për dialog. Një pikë diplomatike plus për Olaf Scholz. Por, nëse suksesi është si kërmilli, atëherë paqja me Rusinë është labirinti ku jeton ai. Scholz solli me vete nga udhëtimi në Kiev një sukses diplomatik tek Putini: Premtimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se do të bëjë hapin e parë diplomatik dhe do të paraqesë tre projektligje, të cilat ai prej kohësh duhet t’i kishte paraqitur si detyrime që rridhnin nga Marrëveshja e Minskut.

Por Putinit nuk i interesoi shumë kjo. Ai që iu referohet vërtet vetë shpesh ligjeve, e injoroi këtë sukses, për të cilin presidenti Zelensky rrezikon politikisht. Putini ndodhej në hapësira të tjera. Në histori, të cilën perëndimi e shikon si të shkuar, kurse Putini si mision. Mund të flasim, por “prej 30 vjetësh”, thuhet, që NATO nuk do të zgjerohet më tej, por ka ndodhur e kundërta. Faktikisht nuk ka pasur një garanci të tillë, por kjo është përshtypja e Putinit, janë faktet e tij alternative që e bëjnë këtë konflikt kaq të rrezikshëm.

“Detyrimi ynë dreqi e mori”

Olaf Scholz pranoi, se në shumë pika palët janë larg njëra-tjetrës. “Por është detyrimi ynë dreqi e mori të angazhohemi për paqen”, apeloi kancelari tek Putini si edhe tek vetja. Putini u përgjigj pyetjes për luftën dhe paqen, se Rusia nuk do luftë “natyrisht”. Ai është i shqetësuar, se ka gjasa që “çdo proces bisedimesh të zgjatet tej mase”. Këtë nuk do ta pranojmë. Fjalë që tingëllojnë si bisedime me armë të mbushur mbi tavolinë.

Scholz dhe partnerët në NATO e BE nuk duan të lejojnë ndarjen e Europës në “zona influence” si në Luftën e Ftohtë. Nga kjo përfitojnë oligarkët që e kanë ndarë prej kohësh Ukrainën në zona influence. Të dielën ata u larguan nga vendi me 30 avionë bashkë me klanet e tyre.

E tani? Tani fillon beteja diplomatike për Ukrainën, kuadratura diplomatike e rrethit. Nuk bëhet fjalë për asgjë më pak se arkitektura e re europiane e sigurisë në të cilin si NATO edhe Rusia duan të ruajnë fytyrën. Një objektiv optimist, që do t’i kushtojë shumë energji qeverisë së re gjermane nën kancelarin, Olaf Scholz.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive,...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për...

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh...

Dy të arrestuarit për vrasjen në kampingun e Finikoundas ku u vra dhe shqiptari,...

0
Dy të pandehurit e akuzuar për nxitjen e vrasjes së dyfishtë në Finikounda, Greqi, kanë kërkuar dhe kanë marrë një afat deri të hënën...

Arrestohet 26-vjeçari shqiptar i dyshuar për trafik kokaine: policia i gjen 107 doza të...

0
Policia italiane në Savona ka vënë në pranga një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës...