14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Andrea Mano pritet të marrë mandatin e deputetit pas dënimit të Ervin Salianjit

Andrea Mano pritet të marrë mandatin e deputetit pas dënimit të Ervin Salianjit me 1 vit burg lidhur me çështjen e njohur si “Babale”. Vendimi i Apelit, i cili la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, ka bërë që Salianji të humbasë mandatin e tij parlamentar, duke u bazuar në nenin 71.1 të Kushtetutës, i cili përcakton se një deputet e humb mandatin kur dënohet me një vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, Salianji i ndalohet të rikandidojë në zgjedhje për të paktën pesë vjet. Ai ishte shpallur fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në vitin 2019 për akuzën e ‘Kallëzimit të Rremë’ dhe ishte dënuar me 1 vit heqje lirie. Prokuroria argumentoi se dy audio përgjimet që Salianji publikoi në vitin 2018, ku pretendohej se Geron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, ishin të montuara. Në këtë çështje ishin të përfshirë gjithashtu edhe Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi.

Me këtë situatë, Andrea Mano, i cili do të zëvendësojë Salianjin, do të hyjë në Parlament, duke përfaqësuar kështu vazhdimësinë e Partisë Demokratike në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...