5.5 C
Tiranë
Tuesday, February 3, 2026
spot_img

Anëtari i 8 i Gjykatës Kushtetuese/ Ambasada e SHBA: “Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”

Ambasada e SHBA ka përshëndetur betimin e anëtarit të 8 të Gjykatës Kushtetuese, Sandër Beci. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada thotë se kjo përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi.

Po ashtu ambasada thekson se reforma në drejtësi do të vijojë të ecë përpara.

“SHBA mirëpret betimin e sotëm të anëtarit të 8-të të Gjykatës Kushtetuese, çka përfaqëson përparimin e pandalshëm të Reformës në Drejtësi & bashkëpunimin e vazhdueshëm të institucioneve shqiptare. Reforma në Drejtësi vijon të ecë përpara”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Anëtari i Gjykatës Kushtetueses Sandër Beci u betua sot para presidentit të Republikës Ilir Meta.

Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”, tha Beci para kreut të shtetit me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë.

Meta i uroi suksese kreut Sandër Becit në detyrën e tij të ri si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, Avokatit të Popullit, Gjykatës së Lartë, Kabinetit të Presidentit, dhe të misionit të ekspertizës OPDAT në vendin tonë, që mbulon çështjet e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Berisha thirrje forcave të rendit: “Mos i zemëroni qytetarët, ata po mbrojnë edhe interesat...

0
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje forcave të rendit që të shmangin çdo përplasje me qytetarët gjatë protestave, duke theksuar...

Dosja Epstein: Përmendet emri i Behgjet Pacollit dhe konsulles së Kosovës në Tajlandë

0
Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka zbuluar komunikime ku përmenden emra të lidhur me...

I dënuari për vrasjen e Café & Taverne 54 kapet pas 10 vitesh arratie...

0
Pas gati një dekade në arrati, Xhyljan Perdoda, 27-vjeç, shtetas shqiptar dhe i dënuar për vrasjen e ndodhur në vitin 2016 në lokalin Café...

Françeska Murati nis një kapitull të ri: Postim misterioz me buqetë trëndafilash ndez kureshtjen...

0
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, duket se po nis një fazë të re në jetën personale, pas spekulimeve për fundin...

Publikohen 3 milionë faqe të reja për Epstein: Dosjet zbulojnë rrjet pushteti, jo lista...

0
Publikimi i rreth 3 milionë faqeve të reja të dokumenteve të lidhura me Jeffrey Epstein ka hedhur dritë mbi rrjetin e tij të pushtetit,...