8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Anija e tretë më e madhe ruse mbytet në Detin e Zi,ukrainasit pretendojnë se e kanë goditur ata

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi mbrëmë se kryqëzori i raketave “Moskva” u mbyt gjatë një përpjekjeje për t’u tërhequr në port në mot me stuhi.

Ajo ishte anija e tretë më e madhe në flotën aktive ruse dhe një nga mjetet e saj më të mbrojtura, tha për BBC eksperti detar Jonathan Bentham i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Rusët pretendojnë se anija komanduese e Flotës ruse të Detit të Zi ishte dëmtuar rëndë më parë në një zjarr të shkaktuar nga një shpërthim municioni. Por ukrainësit thanë se ishin ata që e goditën me raketa Neptun.

Kryqëzori ishte i pajisur me një sistem mbrojtjeje ajrore me tre shtresa, i cili nëse do të funksiononte siç duhet, duhet t’i jepte tre mundësi për t’u mbrojtur nga sulmi raketor ukrainas.

Përveç mbrojtjes raketore me rreze të mesme dhe të shkurtër, mbrojtja përfshinte si mjetin e fundit gjashtë sisteme të armëve kundërajrore të kontrolluara nga radarët me shpejtësi të lartë (CIWS).

Burimet ukrainase pohojnë se mbrojtja ajrore e kryqëzorit është “përdorur” nga sulmet e rreme me dron Bajraktar, duke bërë që të reagojnë sa më vonë ndaj sulmit raketor kundër anijes.

Më herët në opinion u publikuan disa prova se ukrainasit provokuan anijet ruse me dron Bayaraktar. Kjo tregohet nga një video e postuar nga ushtria ruse në rrjetet sociale të martën, ku tregohej lëshimi i një rakete nga fregata ruse “Admiral Essen”, duke pretenduar se ajo rrëzoi një Bayraktar.

Sistemi i raketave të lundrimit Neptun u projektua nga inxhinierë ushtarakë ukrainas në përgjigje të kërcënimit detar në rritje të paraqitur nga Rusia në Detin e Zi, pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014, sipas Kyiv Post.

Kryqëzori i raketave “Moskva” është luftanija e dytë e madhe ruse e njohur që ka pësuar dëmtime serioze që nga fillimi i luftës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...