10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Antarësimi i Shqipërisë në BE/ Rama: “Për çfarë dhe kujt ia kërkoni këtë datë?”

Gjatë konferencës së përbashkët me Zëvendëspresidentin e Komisionit Europian, Josep Borrell dhe Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, kryeministri iu përgjigje pyetjes së gazetarëve se kur do të kemi një datë për integrimin në BE.

Rama tha se nuk mund të ketë një datë dhe se nuk funksionon në këtë mënyrë procesi i integrimit.

I së njëjtës linjë ishte edhe Varhelyi kur tha se nuk punojnë me afate, por shtoi se kur vendi të ketë përmbushur të gjitha kushtet, do të jetë pjesë e BE. Ai tha po ashtu se Shqipëria do të anëtarësohet kur të jetë integruar ekonomikisht, në pikëpamjen tregtare dhe të investimeve.

A kemi një datë se kur do të anëtarësohet Shqipëria në BE?

Varhelyi : Është një pyetje që më bëhet sa herë vij në Tiranë. Çdo gjë është në vendin e duhur, varet sa shpejt përmbushen kushtet për anëtarësim nga Shqipëria. Nuk po punojmë me afate sepse nuk çojnë tek realizimet. Vendi do jetë gati të anëtarësohet kur ekonomikisht, në pikëpamjen tregtare dhe të investimeve, të jetë i integruar.

Rama: Nuk e di si të përgjigjem se janë pyetje që të çarmatosin dhe përsëriten. Keni lexuar apo studiuar historinë e integrimit, dhe keni parë ndonjë datë për filan vend? Nuk ka ndodhur kurrë? Për çfarë dhe kujt ia kërkoni këtë datë? Data vendoset kur përmbushen kushtet e brendshme dhe të jashtme, dhe këtë nuk mund ta parashikojë askush. Ne nuk vijmë nga një histori e ndonjë vendi që janë sot anëtarë të BE, ata kanë pasur shtet kur ne nuk dinim ku ishim, dhe ndërtimi i një shteti funksional në të gjitha aspektet nuk është një fjalë gojë. Me këtë BE që kemi sot, mund të anëtarësohemi brenda kësaj dekade.

Ndërkohë Borrell-it i është kërkuar edhe një mendim për mosregjistrimin e PD si subjekt zgjedhor, por ai u shpreh se nuk i takon të komentojë për procedura të brendshme ligjore

A është e shqetësuar BE që dy muaj para zgjidhjeve, PD nuk është regjistruar ende?

Borrell: Mendoj se nuk është vendi që unë të komentoj procedurat ligjore të brendshme, se jam plotësisht i bindur që këto çështje i përkasin vendit dhe shtetit shqiptar.

Rama: Po, por kanë nevojë t’ia thoni ju… (Dëgjohen të qeshura në sallë)

Borrell: Mendoj se zgjedhjet do të mbahen sipas standarde ndërkombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...