2.5 C
Tiranë
Sunday, December 14, 2025
spot_img

Anthony Fauci “rrit” shpresat: Vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati në dhjetor ku prioritet do të jenë stafi mjekësor dhe personat më të rrezikuar

Dr. Anthony Fauci në një deklaratë për mediat ai ka thënë se nëse vaksina do të provohet e sigurtë, vaksinimi do të fillojë në dhjetor për stafin mjekësor dhe për kategorinë e përsonave më të rrezikuar.
SHBA- Epidemiologu amerikan, Anthony Fauçi është shprehur se një vaksinë efikase mund të jetë gati në fillim të dhjetorit në SHBA. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se nëse vaksina do të provohet e sigurtë, vaksinimi do të fillojë në dhjetor për stafin mjekësor dhe për kategorinë e përsonave më të rrezikuar.Fauçi gjithashtu shtoi se vaksinimi në masë duhet të pres disa muaj. Nëse vaksina është e suksesshme dhe nëse respektohen të gjitha masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e Covid-19 në tremujorin e tretë dhe të katërt do të jetë një normalitet i ri.

 “Mendoj se do të mësojmë nëse një vaksinë është e sigurt dhe efikase në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit. Pyetja është, pasi e kemi një ose më shumë vaksina të sigurta, si do t’i çojmë tek njerëzit që kanë nevojë së më shpejt të jetë e mundur? Sasia e dozave që do të jenë të disponueshme në dhjetor nuk do të jetë e mjaftueshme. Do të kenë prioritet stafi mjekësor, apo ata që gjenden në kategorinë e personave më të rrezikuar. Të tjerë do të duhet të presin disa muaj të tjerë në 2021-shin. Ajo që unë parashikoj është që me një vaksinë të suksesshme dhe vazhdimin e një forme të masave të shëndetit publik, ndërsa shkojmë dhe përparojmë gjatë muajve të vitit 2021, duke arritur në tremujorin e tretë dhe të katërt, ne do të shohim një qasje të konsiderueshme drejt një forme të normalitetit, tha Fauçi.

Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë botën kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 43,146,329 ndërsa 1,156,973 kanë humbur jetën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kosova dërgon ndihma humanitare në Gazë, anija niset nga Turqia

0
Një anije me ndihma humanitare nga Kosova për popullsinë palestineze në Rripin e Gazës është nisur nga porti i Mersinit në Turqi drejt enklavës...

Makina bie në pishinë në Francë, shpëtohen nga mbytja nënë e bijë

0
Një nënë dhe vajza e saj 5-vjeçare i shpëtuan mbytjes mbrëmjen e së mërkurës në Francë, pasi automjeti me të cilin udhëtonin humbi kontrollin...

Horoskopi ditor , e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
Dashi Një ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Në punë mund të hasni vonesa ose keqkuptime, ndaj shmangni reagimet e nxituara. Në dashuri nevojitet më...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 13 Dhjetor 2025

0
E shtuna do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët në të gjithë territorin e vendit. Gjatë orëve të paradites priten reshje shiu me...

Humbën jetën ne aksidentin tragjik në autostradën “Ibrahim Kushta”, mes tyre eksperten e ekonomisë...

0
Dy gra, Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, humbën tragjikisht jetën sot pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”,...