5.5 C
Tiranë
Thursday, November 28, 2024
spot_img

Anulohet takimi i ministrit Balla me homologun grek, shkak trazirat para ndeshjes Aek-Dinamo

Eshtë anuluar takimi dypalësh i Ministrit të Brendshëm Taulant Ballës me homologun e tij grek Ionais Ikonomou.

Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat para ndeshjes Aek- Dinamo Zagreb që do të zhvillohej në Greqi.

Si pasojë e këtyre trazirave ka humbur jetën një 29-vjeçar, tifoz i Aekut.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në lidhje me përleshjet janë arrestuar 96 persona, mes tyre 82 kroatë, 1 austriak, 1 boshnjak, 1 shqiptar, 1 gjerman, 2 grekë.

Gjatë këtyre përleshjeve të dhunshme janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.

Ministri Grek i Mbrojtjes së Qytetarit Ionais Ikonomou dhe homologu i tij Shqiptar Taulant Balla do, do të takoheshin paraditen e së martës në pikën kufitare të Kakavijës, për të dhënë mesazhin se pavarësisht sezonit të pushimeve, të dyja palët kanë përveshur mëngët për të përballuar më së miri problematikat mes dy vendeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT