14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt,lë në fuqi masën e sekuestros për llogarinë bankare

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka vendosur të lërë në fuqi masën e sekuestros për llogarinë bankare të ish-zëvendëskryeministrit. Togat e zeza të apelit kanë refuzuar kërkesën e tij për heqjen e sekuestros së llogarisë bankare të bllokuar nga SPAK (Special Prosecution Against Corruption and Organized Crime).

Ish-deputeti është në kërkim pasi është lëshuar masë sigurie “arrest me burg” në mungesë që nga data 21 shtator. Ish-zëvendëskryeministri është shpallur në kërkim ndërkombëtar në korrik të vitit 2023 në lidhje me “incineratorët”. Ai është i akuzuar për shkelje të ligjit për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, veprat që dyshohen se janë kryer vetëm ose në bashkëpunim, si dhe “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhur vendorë” në gjashtë raste. Po ashtu, ai është i akuzuar për “pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka sekuestruar 4 apartamente të pronësisë së ish-zëvendëskryeministrit, si dhe 2 llogari bankare në të cilat ishin të depozituar rreth 124 mijë Euro. Kjo çështje është një pjesë e procesit ligjor në Shqipëri dhe do të vazhdojë të shqyrtohet nëpërmjet procedurave të duhura gjyqësore.
Nga sa mësohet, krahas Ahmetajt deri tani në hetim janë vënë edhe 8 persona të tjerë ish-zyrtarë dhe jo vetëm, si dhe një subjekt.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ish-zëvendëskryeministri ka dyshime se ka favorizuar në ankand kompaninë fituese për privatizimin e ish-fabrikës së Bukës, në të cilën sot është ndërtuar një qendër tregtare. Dëmi ekonomik i përllogaritur lidhur me këtë procedurë privatizimi arrin në vlerën 7 miliard lekëve të vjetra.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...