Në vitin 2027, Apple pritet të shënojë 20-vjetorin e iPhone me një hap gjigant drejt së ardhmes. Sipas raportit të analistit të Omdia, Heo Moo-yeol, kompania po planifikon jo vetëm një ridizajnim tërësor të pajisjes, por edhe një ndryshim në sistemin e emërtimit, duke kapërcyer një numër për të përputhur këtë moment historik.
Burimet sugjerojnë se Apple mund të kalojë direkt nga iPhone 19 në iPhone 20, për të përkon me përvjetorin simbolik të produktit që ndryshoi përgjithmonë industrinë e teknologjisë. Ky model përvijohet si një moment kthese për dizajnin e iPhone-it, me një ekran plotësisht pa korniza dhe forma të pjerrëta që do ta bëjnë të duket si një pajisje e tërë prej xhami kur shihet nga përpara.
Ndërkohë, raportet paralajmërojnë se në vitin 2026 mund të mos ketë një iPhone 18 tradicional. Në vend të tij, Apple pritet të prezantojë një linjë të re produktesh, që përfshin iPhone Air, iPhone Pro dhe versionin e shumëpërfolur iPhone Fold, i cili do të shënojë hyrjen e kompanisë në tregun e pajisjeve të palosshme.
Në 2027, pritet të vijë seria iPhone 20, e cila sipas burimeve do të ndahet në dy faza:
• Në gjysmën e parë të vitit, Apple mund të lansojë iPhone 20 standard dhe një variant më të përballueshëm, iPhone 18e.
• Ndërsa në vjeshtë, do të mbahet një ngjarje madhore ku do të prezantohen iPhone 20 Pro, iPhone 20 Air dhe Fold 2 – duke shënuar një drejtim të ri estetik, teknologjik dhe strategjik për gjigantin kalifornian.
Nëse këto plane konfirmohen, 20-vjetori i iPhone mund të shënojë fillimin e epokës së re për Apple, ku teknologjia, dizajni dhe inovacioni do të bashkohen më shumë se kurrë më parë.






