26.5 C
Tiranë
Tuesday, September 24, 2024
spot_img

Arbana bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e bebit: Vajza që aq shumë kam ëndërruar

Arbana Osmani ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, një vajzë.

Moderatorja e dha lajmin në rrjetet sociale pak minuta më parë, duke zbuluar emrin e bebushes, të cilën e kanë quajtur Zoi

Arbana ka postuar një foto teksa i jep gji vogëlushes në shtratin e maternitetit.

Me sjelljen në jetë të vajzës së saj, Arbana thotë se i është plotësuar ëndrra e madhe që kishte.

“Dreams do come true✨✨✨
Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️
Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar 🤍”, shkruan moderatorja.

Arbana është nënë e dy djemve, Joni dhe Dielli, 7 dhe 2 vjeç. Zoi është fëmija i dytë i saj me regjisorin Eduart Grishaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT