4.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Arben Ahmetaj: “Do të kthehem në Shqipëri vetëm kur Edi Rama të mos jetë kryeministër dhe drejtësia të jetë e çliruar”

Arben Ahmetaj ka bërë të qartë se kthimi i tij në Shqipëri nuk do të ndodhë deri në momentin kur, sipas tij, drejtësia të funksionojë pa ndikim politik dhe Edi Rama të mos jetë më kryeministër.

Në një deklaratë të fortë, Ahmetaj akuzoi kryeministrin për ndikim në drejtësi dhe për degradimin e shoqërisë shqiptare:

“Paraja e drogës është nëna e të gjitha të këqijave në Shqipëri. Ajo ka deformuar ekonominë, shoqërinë, kulturën dhe politikën, dhe ka masakruar klasën e mesme. Kjo është Shqipëria e frikës, Shqipëria kartel droge, Shqipëria e Edi Ramës.”

Në një intervistë me Çim Pekën, ai sqaroi kushtet e kthimit të tij:

“Kur drejtësia të çlirohet nga kthetrat e kreut të organizatës… kur drejtësia të ketë një fytyrë humane, atëherë do vija dhe do përballesha me drejtësinë, dhe me atë, me kreun e organizatës, që ka punuar për të më zeruar gjithë jetën time dhe për të më çuar në burg.”

Ahmetaj theksoi gjithashtu se ka prova dhe dëshmi që mbështesin pretendimet e tij:

“Unë i di të vërtetat. Kam parë SMS të kreut të organizatës, ku dikush i thotë ‘po ti na premtove që do ta shkrije, pse e bëre zëvendëskryeministër?’ E kam të ndarë këtë me një nga ish-kolegët e mi.”

Ai theksoi se kthimi i tij është i lidhur drejtpërdrejt me çlirimin e drejtësisë nga ndikimi politik dhe jo me ndonjë periudhë tjetër.

Kjo deklaratë rikthen në vëmendje tensionet politike dhe akuzat për ndikim të paligjshëm në sistemin e drejtësisë, duke hapur një debat të ri mbi qasjen e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë ndaj institucioneve të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Një grusht qiqra në ditë për dhimbjet e shpinës? Ja çfarë thotë shkenca

0
Dhimbjet e shpinës janë ndër shqetësimet më të përhapura, sidomos tek personat që kalojnë shumë orë ulur apo kanë pak aktivitet fizik. Ushqyerja luan...

58-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum, familjarët e nxorën nga uji

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku një grua 58-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Osum. Rreth orës...

Reuters: Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun në sfond të hetimit të SPAK dhe presionit...

0
Agjencia ndërkombëtare Reuters ka raportuar se kryeministri Edi Rama ka shkarkuar zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në një moment të ndjeshëm politik...

Jonida Maliqi rrëfen periudhën më të errët: “Dani ishte ndryshe, mendova se nuk kishte...

0
Jonida Maliqi ka ndarë me publikun një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke folur hapur për kohën kur u përball...

Horoskopi ditor, e Premte, 27 Shkurt 2026

0
Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të hapet një mundësi e re, por kërkohet vendim i...