25.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Zjarr masiv në “5 Majin”, drejtori i zjarrfikëses: “Vatra është izoluar, punojmë për të parandaluar përhapjen”

Pas zjarrit të madh që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në zonën e “5 Majit” në Tiranë, në vendngjarje ka mbërritur drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, i cili bëri me dije se puna për parandalimin e përhapjes së flakëve vijon intensivisht.

“Puna jonë kryesore ka qenë që të izolojmë vatrën e zjarrit brenda objektit ku mendohet se ka nisur incidenti,” tha Goxhaj për mediat, duke theksuar bashkëpunimin me forcat e policisë dhe zjarrfikësit e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit.

Ai shtoi se objektet përreth janë të sigurta, ndërsa rreziku i përhapjes ishte i lartë për shkak të materialeve të djegshme dhe çatisë së objektit:

“Ishte ora e parë që ne luftuam me të gjitha forcat për të parandaluar përhapjen. Materialet brenda objektit, komplet rroba dhe pajisje plastike, e bënin vatrën shumë të rrezikshme. Pas kësaj kaluam në planin e dytë dhe izoluam gjithë objektin, duke siguruar që zjarri mos të përhapet në objekte të tjera.”

Goxhaj falënderoi gjithashtu Policinë e Shtetit, policinë bashkiake dhe Ujësjellës Kanalizimet për furnizimin me ujë dhe mbështetjen e dhënë në menaxhimin e situatës.

Situata vijon të monitorohet nga zjarrfikësit dhe autoritetet lokale, ndërsa hetimet për shkakun e zjarrit janë në zhvillim nga oficerët e parandalimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...