Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se këngëtarja kishte gjashtë gishta në dorën e majtë. Pamja u bë virale pasi një faqe fansash në Instagram, Ourpinkwitchh, publikoi dy imazhe nga sesioni fotografik, duke e vënë re menjëherë detajin e çuditshëm.
Fansat reaguan me ironi, duke pyetur: “Kush është përgjegjës që i dha Arianës gjashtë gishta?” Ndërkohë, vetë Grande nuk humbi kohë dhe iu përgjigj me humor: “O Zot, sa emocionuese. Po thoja se më duheshin disa gjymtyrë shtesë që të mund të filloja një album. Mirënjohëse për këtë.”
Reagimi i këngëtares u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e përshkruan momentin si argëtues dhe jo si një gafë serioze, duke treguar aftësinë e Grande për të kthyer çdo situatë në një shaka të lezetshme.






