11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arjan Ndoji dëshmon në GJKKO: “Ende nuk e di pse u bë atentati ndaj meje, nuk kisha probleme me askënd”

Ish-prokurori i Durrësit dhe aktualisht deputet i Partisë Demokratike, Arjan Ndoji, dëshmoi sot përpara trupës gjykuese të GJKKO në procesin ndaj Plaurent Dervishajt, i ekstraduar nga Dubai si i pandehur për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku, dhe u plagosën vetë Ndoji dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Në dëshminë e tij të detajuar, Ndoji rrëfeu momentin e atentatit dhe rrethanat që çuan deri te ngjarja tronditëse, duke theksuar se ende nuk ka një shpjegim të qartë pse ndodhi.

“Unë nuk kam dijeni kush më ka qëlluar dhe nuk kam pasur problem apo konflikt me asnjë person. Kam pasur vetëm një problem: deklaratat e dy politikanëve në atë kohë,” u shpreh Ndoji.

Si ndodhi atentati sipas Ndojit

Ndoji tha se ditën e ngjarjes kishte qenë në zyrë në Durrës dhe rreth orës 12:30 ishte nisur për drekë në restorantin “Koral”, ku ishte takuar me Aleksandër Lahon (Pëllumb Muharremin) dhe Enver Shabën. Pas drekës, të tre u nisën bashkë me automjetin Mercedes Benz që drejtohej nga Andi Maloku, i cili kishte vetëm një muaj që ishte punësuar si shofer personal i Ndojit.

“Makina ka qenë e dukshme, e parkuar para lokalit. Unë u ula përpara, pas meje Pëllumb Muharremi. Nga ura e Dajlanit u futëm në mbikalim dhe, sapo kaluam karburantin, nisën të shtënat,” tregoi Ndoji.

Ai përshkroi momentin si shumë të shpejtë dhe të dhunshëm, ku të shtënat zgjatën rreth 10 sekonda, ndërsa vetëm në sediljen e tij u gjetën 13 predha.

“Të shtënat vinin nga pas, u qëllua me dy armë, plumbat nuk ishin vetëm në breshëri. Unë nuk pashë asnjë mjet tjetër. Shoferi u plagos rëndë, arriti të telefononte të atin, por më pas ndërroi jetë,” shtoi Ndoji.

“Më intereson arsyeja, jo hakmarrja”

Në dëshminë e tij, Ndoji tha se nuk i njeh personalisht të pandehurit në procesin penal, përfshirë Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçen.

“Vetëm një herë e kam parë fizikisht Plaurentin. Më intereson pse ndodhi kjo. Nuk kërkoj hakmarrje, por një përgjigje. Edhe pas 6 vitesh, nuk e kuptoj ende pse ka ndodhur atentati,” u shpreh ai.

Ai mohoi që dosjet e gjetura në makinën e atentatit t’i përkisnin atij, duke sqaruar se ato ishin materiale që i përkisnin një avokati dhe nuk kishin lidhje me veprimtarinë e tij.

Fjalët e fundit të shoferit të ndjerë

Një detaj prekës në dëshminë e Ndojit ishte momenti i fundit i shoferit të tij, Andi Maloku, i cili kishte marrë një plumb në shpinë dhe, pavarësisht gjendjes së rënduar, arriti të telefononte babain para se të humbiste jetën.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...