25.5 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

Armaldo Kllogjeri, nga Big Brother në politikë: Kandidon për deputet në listat e hapura të PD në Elbasan

 

Ish-banori i Big Brother Albania VIP 2, Armaldo Kllogjeri, i njohur si “Maestro”, do të kandidojë për deputet në listat e hapura të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit.

Në një deklaratë publike, Kllogjeri u shpreh se nuk e kishte pasur ndonjëherë si ambicie të bëhej politikan, por e sheh si detyrim për të kontribuar në të ardhmen e vendit.

Është pak e çuditshme situata ime që jam pjesë e politikës. Nuk jam person që kam ambicie për t’u bërë politikan. Kam qenë aktiv në vitet ’91, kur lindi PD, por s’kam qenë i zjarrtë me flamurin në dorë. Gjithsesi, në këtë ditë që jetojmë, e kam parë të arsyeshme që Shqipëria po ecën në një drejtim të paditur.”

Kllogjeri tha se, në një moment, kishte menduar të largohej nga vendi, por më pas vendosi të qëndrojë dhe të japë kontributin e tij në Partinë Demokratike.

Mua më ka propozuar dega e PD në Gramsh. Kryesia e PD e miratoi që unë të isha pjesë e listave. Jam krenar që jam pjesë e listave të hapura.

Ky vendim i tij ka ngjallur reagime të ndryshme, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të pritet nga elektorati i qarkut të Elbasanit në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...