Pas një dëmtimi të gjatë, Armando Broja jo vetëm që është rikthyer në fushë, madje ka shënuar edhe gol, por është rikthyer në qendër të vëmendjes edhe jashtë fushe. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket se ka nisur një lidhje të re.
E dashura e yllit të futbollit është influencere dhe jeton në Mbretërinë e Bashkuar, ku edhe është njohur me Brojën. Kjo lidhje e tij vjen vetëm pak muaj pas ndarjes së tij me të dashurën shqiptare me të cilën qëndroi i lidhur për një vit e gjysmë.
Gjatë verës u bë me dije se ajo lidhje kishte marrë fund e si duket Armandos nuk i është dashur shumë kohë për të hapur dyert e zemrës sërish. Jade Alyssa quhet e dashura e sulmuesit kuqezi, e cila nuk është shumë aktive në rrjetet sociale. Megjithatë, e sigurtë është se tashmë një vajzë britanike do të bëjë tifo për Kombëtaren shqiptare.