29.8 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Shefi i komisariatit të Kurbinit arrestohet me urdhër të SPAK, i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të ‘baronit të drogës’

Dritan Metaj, shefi i komisariatit të Kurbinit u arrestua këtë të hënë me urdhër të SPAK, si i dyshuar në mbështetje të aktivitetit kriminal të të ashtuquajturit “baroni i drogës”, Gëzim Çelaj, në zonën e Fushë Kuqes, i shpallur në kërkim. Policia e Shtetit zbarkoi në këtë zonë për ekzekutimin e 4 urdhër-arresteve të SPAK dhe përveç kreut të komisariatit Kurbin dhe Çelajt, u shpallën në kërkim edhe Arben Dalipaj, nga Vlora dhe Roland Guza nga Durrësi, të cilët dyshohet se janë larguar më herët jashtë vendit. Operacioni është një vijim i atij “Flakë në Det” më 15 gusht 2023. Kryepolici Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për media bëri me dije se në Fushë Kuqe vijon operacioni për sekuestrimin e pronave në kuadër të këtij operacioni.

‘Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po vazhdon operacioni në terren për sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasve Gëzim Çelaj, Nderim Çelaj, Arlind Ismailukaj dhe personat e tjerë të lidhur me ta, duke përfshirë shoqërinë tregëtare, automjete, mjete lundruese dhe asete të tjera.’- tha Rrumbullaku

Dritan Metaj, i arrestuar dhe 3 të tjerët të shpallur në kërkim janë nën akuzë për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, dhe për ta Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Në operacionin “Flakë në Det” të 15 gushtit u arrestuan 4 shqiptarë dhe 2 ukrainas, të cilët u kapen në mjetin e vogël lundrues, në afërsi të velierës, të cilës i kishin vënë zjarrin. Ata, sapo panw Policinw, i vunë zjarrin mjetit lundrues dhe me një barkë të vogël shpëtimi, tentuan të largohen, por u kapën në flagrancë. Në të njëjtën kohë të ndërhyrjes nga deti, “RENEA” ndërhyri nga toka, në një lokal në lagunën e Patokut, ku qëndronin disa persona që dyshohet se kishin lidhje me tentativën për të trafikuar lëndë narkotike. Megaoperacioni sapo mjeti lundrues nga laguna e Patokut u nis në drejtimin jug-perëndim. Gjatë megaoperacionit “Flakë në Det” u sekuestruan 2 pistoleta, municion luftarak, shuma të mëdha parash në valuta të ndryshme, 25 celularë dhe sende të tjera, bashkë me 23 kg cannabis sativa e gjetur në det, pranë vendit ku u dogj veliera dhe një gomone, bashkë me GPS.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...