24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Armando Broja pas fitores ndaj Andorrës: “Kemi shanse për Botëror”

 

Pas fitores 3-0 të Shqipërisë ndaj Andorrës, Armando Broja ishte një nga më të spikaturit, duke asistuar në golin e dytë të shënuar nga Manaj. Në prononcimin e tij pas ndeshjes për “Supersport”, Broja u shpreh i kënaqur për mundësinë që iu dha nga trajneri për të luajtur si titullar, dhe gjithashtu për performancën e ekipit.

Isha shumë i kënaqur që trajneri më dha një shans si titullar. Ishte një ndeshje e vështirë për ne se Andorra qëndronte në mbrojtje, por ishim shumë të kënaqur që fituam 3-0 dhe morëm tri pikë”, tha Broja.

Ai foli gjithashtu për rolin e tij në fushë: “Manaj është sulmues që i pëlqen të bëjë shumë gola, edhe mua më pëlqen, por mund të luaj edhe në krah, mund të krijoj raste, të jap asiste dhe të shënoj. Kemi një ekip të mirë dhe jemi në një ambient shumë të mirë bashkë”.

Broja është optimist për mundësinë që Shqipëria ka për të kaluar në Kupën e Botës: “E dimë që do të jetë e vështirë, por ne jemi një ekip që mund të arrijmë atë pozicion dhe të shkojmë në Botëror. Duhet të jemi bashkë si ekip dhe të jemi të përqendruar.”

Ai theksoi se do të jetë një sfidë e madhe përballë ekipeve të forta si Serbia, Letonia, dhe Anglia, por që Shqipëria ka potencialin të arrijë kualifikimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...