16.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arratisja nga burgu i Shënkollit, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar pas arratisjes së të burgosurit Daut Laze nga burgu i Shënkollit në Lezhë, mbrëmjen e së hënës.

Sipas njoftimit zyrtar, Laze ishte arrestuar më 16 nëntor 2021 dhe më vonë, me vendimin nr. 528 të Gjykatës së Tiranës, të datës 4 nëntor 2024, ndaj tij ishte caktuar masa e mjekimit të detyruar në një institucion të posaçëm mjekësor.

Pas arratisjes, stafi i policisë ka kryer një kontroll të menjëhershëm dhe ka konstatuar se i dënuari ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të institucionit për t’u larguar nga rrethimi.

“Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.
Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit”, njoftoi sot Drejtoria e Përgjitshme e Burgjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...