17.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arratisje spektakolare në Kostur: 28-vjeçari shqiptar i rrezikshëm, Lulëzim Xibraku, zhduket nga spitali nën sytë e gardianëve

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Kosturit në Greqi, ku një i burgosur shqiptar, i dënuar për vepra të rënda penale, ka arritur të arratiset nga Spitali i Përgjithshëm i Kosturit.

28-vjeçari, i identifikuar si Lulëzim Xibraku, ishte shtruar në klinikën kirurgjikale të spitalit dhe mbahej nën vëzhgim të vazhdueshëm nga gardianët. Megjithatë, në rrethana ende të paqarta, ai ka mundur të largohet, duke lënë pas në befasi personelin e sigurisë.

Burime policore greke bëjnë me dije se Xibraku konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë, ndërsa dyshohet se arratisja e tij është ndihmuar edhe nga bashkëpunëtorë të jashtëm.

Pas ngjarjes, policia ngriti menjëherë pika kontrolli në akset kryesore të Kosturit, duke qenë se zona ndodhet shumë pranë kufirit shqiptaro-grek. Forcat e rendit vijojnë kërkimet intensive për kapjen e të arratisurit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 34-vjeçarja shqiptare Xhuljana Guna

0
Një 34-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik në Itali. Mediat italiane raportojnë se viktima, Xhuljana Guna, ishte duke ecur në trotuar...

Tiranë, arrestohet 26-vjeçari për kontrabandë, policia sekuestroi 524 gramë flori dhe mallra të ndryshme

0
Tiranë – Policia e Tiranës goditi një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar në flagrancë një 26-vjeçar në afërsi të Kamzës. Sipas...

FBI paralajmëron për kërcënime nga Irani në SHBA: “Sulme me dronë dhe operacione kibernetike...

0
Shtetet e Bashkuara – Në Shtetet e Bashkuara po rritet shqetësimi për mundësinë e hakmarrjes nga Irani, ndërsa tensionet ushtarake në Lindjen e Mesme...

Berisha nga Elbasani: “Rama dhe Balluku nuk kanë më të ardhme”

0
Elbasan – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimet për Ditën e Verës i shfrytëzoi për të kritikuar qeverinë, duke theksuar se kryeministri Edi...

Bido denoncon: “Familjarët e Flamur Nokës morën banesa të të pastrehëve në Sarandë”

0
Sarandë – Deputeti socialist Ardit Bido ka akuzuar ish-drejtorin e Bordit të Entit Kombëtar të Banesave, Flamur Noka, për përvetësim të apartamenteve të destinuara...