Pas arrestimit të 3 protestuesve gjatë tubimit përpara kryeministrisë, deputetë të Partisë Demokratike janë nisur drejt komisariateve të policisë.
Deputetët janë nisur drejt komisariateve 1 dhe 2 në mbështetje të tre protestuesve të ndaluar.
Sipas PD-së, policia i ka ndaluar këta protestues në shkelje të së drejtës kushtetuese të protestës.
Gjatë tubimit, këta protestues hodhën shashka dhe lëndë të tjera piroteknike drejt kryeministrisë, ç’ka solli dhe ndalimin e tyre.