24.5 C
Tiranë
Thursday, October 24, 2024
spot_img

Arrestimi i Ilir Metës: Detajet e hetimeve për korrupsion dhe marrëdhëniet e dyshimta me Samir Manen

Ish-Presidenti Ilir Meta u arrestua të hënën në mesditë nga policia me urdhër të SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar). Ky arrestim erdhi pas një hetimi disa-vjeçar ndaj tij dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, për akuza të rënda si korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Sipas raportimeve të “BIRN”, SPAK akuzon Metën për ndikime korruptive dhe përfitime monetare në çështjen “CEZ-DIA” dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive lidhur me ndryshimin e një ligji të kërkuar nga oligarku Samir Mane.

Prokuroria thekson se përmes marrëdhënies së krijuar, Meta dhe Kryemadhi pranuan propozimin e Samir Manes për të përfituar një vilë në Kompleksin Rezidencial Rolling Hills. Pas zbulimit të këtij fakti nga persona të tjerë, përfshirë Ambasadorin Grek në Tiranë, ata hoqën dorë nga përfitimi, megjithatë akuzat që kanë pranuar premtimin janë të forta.

Ndihma për Samir Manen

SPAK sqaron se ndërhyrjet e çiftit Meta-Kryemadhi në favor të interesave të Samir Manes ishin të shumta. Komunikimet mes Monikës dhe Manes tregojnë se ajo ka ushtruar ndikim si deputete dhe si bashkëshorte e Metës për të zgjidhur probleme të ndryshme që biznesmeni kishte me administratën shtetërore, veçanërisht me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) dhe Përmbarimin Gjyqësor Shtetëror. Përveç vilës në Rolling Hills, SPAK ka zbuluar se Mane bleu një banesë në Qerret për 300 mijë euro në cash nga çiftin Meta-Kryemadhi, një shumë që nuk është deklaruar nga ish-presidenti në raportet e interesave.

Udhëtimet dhe Akuzat e SPAK

Më tej, dyshohet se bashkëshortja e Manes ka financuar udhëtime dhe dreka për vajzat e Metës, Bora dhe Era. Monika Kryemadhi e ka mohuar këto akuza në një konferencë për shtyp, duke thënë se Ilir Meta nuk kishte dijeni për vilën në Rolling Hills dhe se ajo kishte ndërmarrë veprime për ta blerë atë pa dijeninë e tij.

Në një reagim të veçantë, Samir Mane theksoi se nuk mund të komentonte pretendimet ndaj Metës dhe Kryemadhit derisa nuk kishte akuzë të ngritur ndaj tij. Ai theksoi se kishte qenë i pyetur nga SPAK për 15 herë, por nuk kishte pasur marrëdhënie biznesi me çiftin Meta-Kryemadhi.

Ndërhyrjet Ligjore dhe Korrupsioni

SPAK ka dokumentuar se Samir Mane kishte kërkuar ndryshimin e ligjit të minierave, që përfshinte marrëdhënie të dyshimta me Kryemadhin dhe ish-deputetin e LSI-së, Përparim Spahiu. Në vitin 2014, Samir Mane e kishte ftuar Monika Kryemadhin për një takim urgjent për të diskutuar një projektligj të rëndësishëm për sektorin minerar.

Nga komunikimet e sekuestruara, SPAK konstaton se Monika kishte ushtruar ndikimin e saj për të zgjidhur probleme të ndryshme për biznesmenin, përfshirë ato lidhur me licencat dhe marrëveshjet e kompanive telefonike.

Arsyetimi i SPAK për Akuzat

SPAK thekson se Meta dhe Kryemadhi kanë realizuar veprime të paligjshme në këmbim të ndikimit të tyre për favore në institucionet publike. Kjo përfshin miratimin e ndryshimeve ligjore dhe ndërhyrje në favor të Samir Manes. Megjithëse ata hoqën dorë nga vilat pas mësimit të informacioneve, SPAK e konsideron këtë si një përfundim të gabuar, duke theksuar se vepra penale e korrupsionit konsumohet që në momentin e pranimit të premtimit.

SPAK ka paraqitur prova të shumta që tregojnë lidhjet dhe veprimet e çiftit Meta-Kryemadhi, duke ngritur kështu dyshime të thella për korrupsion dhe abuzim me detyrën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT