15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Arrestimi i Lefter Kokës, reagon Basha: “Nuk ka qytetar shqiptar ta besojë se ky është peshku i madh, i kërkoj drejtësisë të vërë para përgjegjësisë të gjithë”

Kreu i PD Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, duke u shprehur se u provua se denoncimet e PD për inceneratorët kanë qenë të drejta.

Në një deklaratë nga selia blu, kryedemokrati Lulzim Basha theksoi se Lefter Koka nuk është “peshku i madh”, pasi sipas tij, “emrat e vërtetë që fshihen pas aferës 400 milionë euro të inceneratorëve janë ato të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Erion Veliajt, Klodian Mërtiri, Arben Ahmetaj e surrogateve të tjerë”.

Sot është dita që të kujtojmë se ishte PD që në shkurt të 2018 nisi denoncimet dhe interpelancat parlamentare përkundër zhurmnajës, blerjes së heshtjes publike, për 400 mln euro që i janë zhvatur taksapaguesve. Sot arrestimi i ministrit të Ramës provon se akuzat tona kanë qenë të drejta, se denoncimet tona kanë qenë të bazuara.

Nuk ka qytetar shqiptar ta besojë se ky është peshku i madh. E dinë të gjithë se 17 vendime qeverie brenda dite nuk i nxirrte dot një ministër, kushdo qoftë. Emrat e vërtetë që qëndrojnë pas kësaj afere me 400 milionë euro janë ato të Edi Ramës, Damian Gjiknurit, Erion Veliajt, Klodian Mërtiri, Arben Ahmetaj e surrogateve të tjerë. Sado që nuk ka veprim të plotë, nuk ka drejtësi të plotë për këtë aferë të tmerrshme korruptive, që ka varfëruar edhe më shumë xhepat e shqiptarëve.

Nuk mund të themi që sot është një ditë triumfi për drejtësinë, është ndoshta fillimi i një procesi, por që nuk mund të përfundojë pa dhënë përgjigje se cfarë bëhet me kokat e kësaj afere, me kreun e qeverisë. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që u arrestua sot? Kjo dëshmon edhe njëherë se PD po e bën këtë betejë për interesat e shqiptarëve, por tregon edhe se fajtorët janë vetëzbuluar para opinionit publik. Ky është momenti për t’i thënë cdo shqiptari se komisioni hetimor për inceneratorët duhet ngritur dhe beteja do të vazhdojë. I kërkoj drejtësisë sot pa hezitim të vërë para përgjegjësisë të gjithë, duke filluar nga koka.

Hapi i parë i ndërmarrë sot është i mirëpritur por nga ana tjetër dua ta them fare qartë në emër të PD se pa shkuar tek peshqit e mëdhenj të kësaj afere gjithçka mbetet një farsë. E nxis drejtësinë në këtë ditë kur ka hedhur këtë hap të parë, të mos ndalet me kaq, mos ta fusë në kalendat greke procesin e hetimit, por të shkojë tek autorët”, tha Basha.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...