36 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Basha: “Të thërriten e të procedohen sipas ligjit se pa ta Lefter Koka s’do arrinte sot të kryente këtë vepër monstruoze e këtë krim të rëndë”

Arrestimi me urdhër të SPAK i ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, pas hetimeve për dosjen e inceneratorëve, për Lulzim Bashën tregon rëndësinë e madhe që ka vijimi i punës së komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

Basha theksoi se deputetët e PD do të vijojnë të sjellin fakte për të zbardhur atë që e quajti “skemë monstruoze korrupsioni”.

Arsyet e rezistencës që iu bë ngritjes së këtij komisioni rikthen vëmendjen që PD po e bën këtë betejë për interesat e shqiptarëve por po tregohet që me refuzimin për t’ju përgjigjur në kohë me dokumente e dëshmitarët e kërkuar fajtorët janë vetë zbuluar para opinionit publik.

Ky është momenti për ti thënë cdo shqiptari që komisioni hetimor për inceneratorët kjo betejë do vazhdojë dhe se pavarësisht prej vullnetit të plotë apo jo të drejtësisë të cilës i kërkoj sot të veprojë pa hezitim për të vënë para përgjegjësisë të gjithë duke nisur nga kokat e jo duke u kënaqur me 1,2,3 pjesëmarrës në këtë skemë gjigande korrupsioni.

Pavarësisht kësaj PD e deputetët në komision për hetimin do vijojnë betejën për zbardhjen e kësaj skeme gjigande korrupsioni që ka rënduar qytearët.

Sot është dita kur është arrestuar Lefter Koka që Edi Ramës, Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Klodian Mërtiri dhe Erion Veliaj të thërriten e të procedohen sipas ligjit se pa ta Lefter Koka s’do arrinte sot të kryente këtë vepër monstruoze e këtë krim të rëndë”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...