17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohen 2 persona dhe proçedohen penalisht 6 të tjerë në Vlorë për vepra të ndryshme penale

Policia e Vlorës ka arrestuar gjatë mbrëmjes së djeshme dy persona si dhe ka proceduar penalisht 6 të tjerë. Në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet G.R., i cili është dhe pronari i një lokali në lagjen “Lef Sallata”, ku ushtrohej aktiviteti i lojërave të fatit, si dhe shtetasi E. B., 34 vjeç, i cili u ndalua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se janë proceduar penalisht shtetasit:

S. S., 69 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte në fytyrë, kunatin e tyre, shtetasin N. L.,68 vjeç;

O.Gj.,24 vjeç, banues në fshatin Dëllënjë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij;

D.M., 39 vjeç dhe M. V., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, sepse janë konstatuar duke kryer punime në dyqanin e tyre, pa lejen e organeve kompetente;

K. T., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale” Ndotja e ajrit”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në vendin e quajtur “Ish-fusha e aviacionit”.

Gjithashtu specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin N.Sh., 57 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja B.Sh., se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj. Punohet për gjetjen e tij.

Njoftimi i plotë i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, shtetasin G. R., 35 vjeç, banues Vlorë, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Lef Sallata” Vlorë, janë gjetur katër makineri që shërbenin për të luajtur lojëra fati.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht shtetasit:

S. S., 69 vjeç dhe R. S., 39 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, sepse dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte në fytyrë, kunatin e tyre, shtetasin N. L.,68 vjeç;

O.Gj.,24 vjeç, banues në fshatin Dëllënjë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij;

D.M., 39 vjeç dhe M. V., 49 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, sepse janë konstatuar duke kryer punime në dyqanin e tyre, pa lejen e organeve kompetente;

K. T., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale” Ndotja e ajrit”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në vendin e quajtur “Ish-fusha e aviacionit”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, shpallën në kërkim shtetasin N.Sh., 57 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja B.Sh., se është larguar nga banesa bashkëshorti i saj. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...