28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Antarja më e re e bordit të flamurtarit , reagon Sokol Kushta: “Çfarë mund të vendosë ai bord? Tani ekipi ka një president”

Sokol Kushta nuk do të jetë më anëtar i bor dit të Flamurtarit. Legjenda e futbollit vlonjat ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga kjo detyrë. Pas largimit të tij, Bashkia Vlorë është detyruar që ta zëvendësojë dhe ka emëruar pasardhësen e tij.

Është Liljana Breshani, anëtarja më e re e bordit. Vendimi për të hequr dorë nga ky funksion ka qenë i parevokueshëm prej ish-sulmuesit.

Vlen të përmendim që ai mban ende detyrën e anëtarit të Këshillit Bashkiak në Vlorë dhe thjesht ka hequr dorë nga bordi. Ish-futbollisti i shquar i kuqezinjve ka qenë gjithnjë aktiv në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, sa herë që flitej mbi çështjen “Flamurtari”. Kushta e ka ngritur shpeshherë zërin për këtë gjë dhe në veçanti theksin e ka vendosur te privatizimi i klubit.

Duke mos parë ndonjë lëvizje konkrete të klubit, ai ka vendosur të largohet njëherë e mirë. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak të Vlorës, anëtarja më e re e bordit i ka thënë Kushtës se do të konsultohet me të për disa projekte dhe ide që ka për Flamurtarin:
“Do të konsultohemi bashkë për disa projekte dhe ide që kam unë për Flamurtarin. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ta çuar ekipin aty ku e ka vendin”.

KUSHTA

Legjenda e Flamurtarit e cilëson të kotë funksionin e bordit të klubit. Në një kohë kur ekipi administrohet nga kompanitë turke dhe ka një drejtues privat, e quan të panevojshëm ekzistencën e një bordi. Për “Panorama Sport”, Sokol Kushta ka sqaruar shkaqet që e kanë çuar drejt këtij vendimi dhe dukshëm nuk është bërë pishman.

Ish-futbollisti e sheh plot dyshime bordin dhe me ironi thotë: “Pse ka bord Flamurtari?” Ai evidentoi për të disatën herë se zgjidhja më e mirë është privatizimi dhe shitja e Flamurtarit dhe këtë hap e sheh më shumë se të vonuar.

“Pse i duhet ai bord? Çfarë mund të vendosë ai bord? Tani ekipi ka një president. Nuk e kuptoj pse nuk ia shesin ekipin. Dihet që asnjë nuk mundet ta mbajë atë ekip. Domethënë, këto etiketime anëtar bordi janë kot”, përfundon ish-sulmuesi i shquar i kuqezinjve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...