4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim një tjetër,shisnin lëndë narkotike në afërsi të një shkolle

Janë arrestuar 2 shtetas është shpallur në kërkim një tjetër, pasi udhëtonin me një mjet pa targa dhe posedonin lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në doza, në lokale dhe në afërsi të shkollave.
“Në kuadër të operacionit, në fshatin Bratosh, u bë lokalizimi i mjetit dhe ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, për ta bllokuar. Në momentin e ndërhyrjes, njëri nga pasagjerët, duke përfituar edhe nga errësira, ka mundur të largohet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë vënë në pranga, konkretisht: Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh. Z., 20 vjeç, A. R., 22 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe u shpall në kërkim shtetasi L. R“, thuhet në njoftim.

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor i koduar “Bratoshi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat”.

Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, të cilët udhëtonin me një mjet pa targa dhe posedonin lëndë narkotike, me qëllim shitjen e saj në doza, në lokale dhe në afërsi të shkollave.

Sekuestrohet 1 pako me drogë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe “Shqiponjat” e DVP Shkodër, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara se nga Kastrati, Malësi e Madhe, për në drejtim të Shkodrës, ishte nisur një automjet pa targa që dyshohej se po transportonte lëndë narkotike cannabis sativa, kanë organizur dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bratoshi”.

Në kuadër të operacionit, në fshatin Bratosh, u bë lokalizimi i mjetit dhe ndërhyrja e shërbimeve të Policisë, për ta bllokuar.

Në momentin e ndërhyrjes, njëri nga pasagjerët, duke përfituar edhe nga errësira, ka mundur të largohet, ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër janë vënë në pranga, konkretisht:

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit Xh. Z., 20 vjeç, A. R., 22 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe u shpall në kërkim shtetasi L. R.

Në vijim të veprimeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një pako me lëndë te dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 643.2 gramë, 2 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...