23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Grida Duma: Demokratët i kanë ditur mëkatet e kanë heshtur, sot nuk i japim ushqim të keqes

Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, në një takim me gratë e Lidhjes Demokratike Shqiptare, ka folur për situatën në të cilën është gjendur partia kohët e fundit për shkak të protestës së dhunshme të Sali Berishës.

Sipas Grida Dumës, PD ka zgjedhur të arsyetojë me forcën e logjikës dhe jo me forcën e dhunës.

Deputetja e PD tha se janë të shumtë qytetarët mbështetës të PD “që thotë mos ia ktheni, mos bëni të njëjtën gjë”.

“E kemi bëtë këtë diskutim edhe me kryetarin, a duhet të jemi ne forca politike që sjell forcën e argumentit si forca më e madhe, jo forcën si dhunë e si brutalitet e banalitet?.
E kam pasur dhe vetë personalisht këtë pikëpyetje. Që nëse duron mos tregon gjoja dobësi se i duket tjetrit i butë dhe i dobët, unë mendoj që kjo është sfida më e madhe që kemi.

Durimi forca e argumentit e logjika të jetë ajo që do triumfojë si forcë jo si dobësi dhe është më e madhe forca e durimit se sa forca e atij e nuk vetëpërmbahet dhe shkatërron se është erresuar në gjithcka”.

Sipas Dumës, Berisha është në një mjerim të madh, me disa persona rreth tij dhe demokratë të cilët iu bëri apel të mos keqpqërdoren.

“Unë nuk shikoj dot mjerim më të madh për Sali Berishën se sa ai sot të mbledh 5-10 njerëz. Ka disa njerëz që e bëjnë po shumë pak me qartësi se nuk kanë më asnjë të ardhme e të ardhmen e kanë mbyllur vete jo njeri tjeter.

Jemi armata e madhe që bëjmë një heroizëm gjigand, nuk i japim ushqim të keqes ti kthehemi njësoj keq pavarësisht se dimë ta bëjmë shumë mirë, nuk ia japim.

Është mjerim për një njeri që në 30 vite pati pushtet, pati gjithcka kishte mundësi e në fund të tunelit të tij nuk arrin të ndahet dot nga jeta politike sic i takon me trashëgiminë që demokratët ju lutën t’ia jepnin dhe në ditët e këqija godet.

Unë e di pse kanë heshtur intelektualët dhe njerëzit e PD që si në cdo familje kanë mbajtur, heshtur problematikat e familjes së tyre politike. Në asnjë familje nuk thuhen gjërat e brendshme, ata që kanë heshtur i kanë ditur mëkatet apo gabimet e përsëri të kanë mbështur domethënë janë shumë herë më të lartësuar se ti vet që në momentet e këqija të PD godet me disa figura e me disa njerëz që i keqpërdor që do u lutesha kushdo që është atje jashtë e mendon që është i ndryshëm nga ne jo nuk është i ndryshëm.

Do vijë një moment në të cilin do jemi shumë krenar që e mbajtën atë standart lart që kjo parti të jetë e përjetshme në të vërtetat dhe vlerat në këtë vend”, tha Duma.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...