13.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Arrestohen 2 të rinj në Durrës për dhunë familjare

Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen për ushtrim dhune ndaj anëtarëve të familjes. M. Z., 28 vjeç dhe A. M., 31 vjeç, të dy banues në Durrës, janë vënë në pranga pas akuzave të ngritura ndaj tyre.

Sipas raportimeve zyrtare, M. Z. ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa A. M. ka dhunuar nënën e tij. Të dy të rinjtë tashmë ndodhen në paraburgim, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi M,Z., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

Shtetasi A.M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT