10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arrestohen 4 persona për kalim të paligjshëm disa shtetas Sirianë të kufirit në Sarandë

Katër persona kanë rënë në pranga për trafikim të paligjshëm të kufirit.

Përkatësisht janë arrestuar E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.

Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Informacion-Sarandë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kranea”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë.

Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, me destinacion final vendet e BE-së, shërbimet e Policisë në Komisariatin e Sarandës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Delvinë, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kranea”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasve:

– E. S.,19 vjeç, K. R., 20 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe K. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin marrë në Konispol, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, 6 shtetas sirianë që kishin hyrë në mënyrë të parregullt në vendin tonë, me qëllim transportimin e tyre në drejtim të Tiranës, kundrejt pagesës 300 euro, me destinacion final vendet e BE-së.

Në kuadër të operacionit, në urën e Kranesë, është bërë bllokimi i dy automjeteve dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të lartpërmendur.

Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar dy automjete të marra me qira në Tiranë, 6 aparate celulare dhe një shumë parash.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...