11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohen babë e bir në Tiranë, kontrabandonin mallra

Policia ka vënë në pranga babë e bir në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga ata të dy në rrugën “Xhanfize Keko”, u gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu është vënë në hetim punonjësi I këtij subjekti si dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Next”.

Transportonin mallra të kontrabanduara drejt Shqipërisë, dhe i magazinonin ato, në subjektin në administrim prej tyre, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).

Procedohet penalisht në gjendje të lirë, një punonjës i këtij subjekti.

Sekuestrohen mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasve Sh. A., 58 vjeç, dhe E. A., 29 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. A., 24 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasit Sh. A., dhe E. A., në rrugën “Xhanfize Keko”, shërbimet e Policisë gjetën mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto mallra ishin transportuar drejt Shqipërisë, nga dy të arrestuarit, të cilët i magazinonin në këtë subjekt, dhe më pas mallrat shpërndaheshin nga shtetasi A. A., në disa pika shitje, në zona të ndryshme të Tiranës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallra të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara.

Operacioni për goditjen e kësaj paligjshmërie vijon.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...