19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohen babë e bir pjesë e Cosa Nostra, lidhja me mafien shqiptare dhe meraku për mafiozët e rinj

Autoritetet në Romë arrestuan këtë të diel babë e bir, pjesëtarë të mafias siçiliane, Cosa Nostra të cilët ndër të tjera akuzohen se po planifikonin për të hapur një kanal ndërkombëtar droge me vende si Brazili dhe vende të tjera nga Amerika e Jugut për të importuar kokainë.

Bëhet fjalë për Giuseppe Guttadauro, i njohur si “Il Dottore” (Doktori) dhe djali i tij Mario Carlo, të dy anëtarë të Cosa Nostra-s dhe të akuzuar sipas karabinierëve për krime të ndryshe të natyrës mafioze.

“Doktori” kishte organizuar një kanal për trafikimin e drogës nga jashtë, duke përdorur një aleat shqiptar për të siguruar hashashin dhe duke vendosur një treg kokainë me Amerikën e Jugut.

Më vonë, Guttadauro-t do të kishin asistencën e një stjuardi, i cili sipas hetimeve, kishte marrë një pagesë prej 300 mijë eurosh që do ta dërgonte në Brazil, sapo kokaina do të mbërrinte në Holandë.

Në një përgjim, babë e bir flisnin për një ngarkesë prej qindra kilogramësh në muaj që do të shkonte në Rotterdam me ndihmën e personelit të doganave.

Operacioni policor i pagëzuar Ymir, bëri të mundur po ashtu që të ilustronte ndasitë mes eksponentëve të vjetër dhe të rinj të Cosa Nostra-s.

Në përgjime, “Doktori” shprehte shqetësimin e tij për vlerat e mafiozëve të rinj, sidomos pas vendimi të dy prej tyre për të bashkëpunuar me drejtësinë. Ai i kërkonte të birit që të evoluonte, por duke ruajtur parimet e Cosa Nostra-s.

Giuseppe Guttadauro ishte vendosur në Romë pas lirimit nga burgu në Mars të 2021-s, nga ku drejtonte bizneset e tij dhe punët e mafias dhe e përdorte të birin për të mbajtur kontakte me klanet e Palermos.

Pjesë e këtyre hetimeve janë edhe persona të tjerë, mes të cilëve individë të lidhur me familjen e Matteo Messina Denaro, i njohur ndryshe si “Diaboliku”, kriminelit më i kërkuar në Itali dhe në arrati prej 3 dekadave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...