11.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohen dy punonjës të tjerë për vrasjen e recepsionistit në Dhërmi

Dy punonjës të tjerë të hotelit “Greccia” në Dhërmi janë arrestuar nga Policia si të përfshirë në vrasjen e recepsionistit Eraldo Nevruzi pak minuta pas mesnatës së të mërkurës. Daniel Qose, 33 vjeç, dhe David Larti, 30 vjeç, të dy nga Korça, dyshohen se kanë ndihmuar pronarin e hotelit, Gerald Shehu, në fshehjen e trupit të 31-vjeçarit, i cili kishte vetëm pesë ditë që kishte filluar punë në këtë hotel.

Dyshohet se Shehu ka qëlluar Nevruzin me një plumb në kokë në një prej dhomave të hotelit. Pas krimit, dy punonjësit e tjerë e kanë ndihmuar për të mbështjellë trupin me çarçaf dhe për ta fshehur. Deri më tani, trupi i Eraldos ende nuk është gjetur, dhe kërkimet janë zhvilluar në disa zona bregdetare ku dyshohet se mund të jetë fshehur.

Gerald Shehu u arrestua në Greqi në tentativë për t’u larguar me avion në Angli. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një fishek arme zjarri dhe një kapsollë të goditur, të cilat Shehu i kishte fshehur në një kasafortë në dhomën e gjumit. Këto sende janë dërguar për ekzaminim në institutin e policisë shkencore, për të zbuluar nëse janë ato të përdorura në krim.

Ende nuk dihet arsyeja e saktë e krimit, por hetimet paraprake sugjerojnë se vrasja është kryer pas një debati dhe konflikti të çastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...

Trump surprizohet nga raportet për liderin e ri suprem iranian: Dyshohet se Mojtaba Khamenei...

0
Presidenti amerikan, Donald Trump, u befasua javën e kaluar kur agjencitë amerikane të inteligjencës i prezantuan një raport konfidencial që dyshonte për orientimin seksual...

Binjakët nuk lodhen kurrë: Pse një takim me ta është gjithmonë një aventurë e...

0
Astrologët rekomandojnë t’i jepni një shans Binjakëve para se të lidheni me shenja më të qëndrueshme. Me energjinë e tyre, sensin e humorit dhe...

Arrestohet një person në Prizren, katër të tjerë në arrati për dhënie fajdesh dhe...

0
Policia e Kosovës njoftoi më 16 mars se gjatë një operacioni në Prizren është arrestuar një person, ndërsa katër të tjerë janë në kërkim...