12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohen dy të rinj nga Policia e Tiranës, shkaktuan aksidente me pasojë plagosjen e dy personave

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi kanë shkaktuar aksidente, me pasojë plagosjen e dy personave.

Policia njofton se një 23-vjeçar është arrestuar, pasi dje, në Kashar ka aksidentuar të miturin, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë. 9-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Është arrestuar F. V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton Policia.

Gjithashtu në pranga ka rënë edhe një 28-vjeçar, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar një tjetër makinë ku mbeti e plagosur pasagjerja.

“Është arrestuar F. Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, shpjegon policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...