14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Arrestohen pronari dhe kamarieri i lokalit në Lushnjë për përdorimin e lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Lushnjë, pasi kishin përshtatur një lokal për përdorim të lëndëve narkotike dhe lojrave të fatit. Në pranga kanë rënë 23-vjeçari me iniciale J.T., pronari i lokalit, dhe 21-vjeçari me iniciale K.A., kamarieri.

Gjatë kontrollit të aparateve celular të të dyve, shërbimet e Policisë gjetën faqe të ngjashme me ato të lojrave të fatit. Po ashtu, nga kontrolli i lokalit u gjetën dhe u sekuestruan doza të lëndës së dyshuar narkotike, cannabis sativa.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë/Aksione të përditshme në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”. Në kuadër të këtyre operacioneve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të lëndëve narkotike në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojrave të fatit.

Në këtë rast, janë arrestuar në flagrancë shtetasit J.T., 23 vjeç, dhe K.A., 21 vjeç, pronari dhe kamarieri i lokalit, të dy banues në Lushnjë. Ata kishin përshtatur lokalit në lagjen “Loni Dhamo” për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis dhe për aktivitetin e lojrave të fatit.

Nga kontrolli i lokalit u sekuestruan lënda narkotike, një grirëse dhe pesë aparate celularë. Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...