14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet 17-vjeçari për shitje lëndësh narkotike në Tiranë

Policia e Kamzës ka arrestuar një 17-vjeçar të dyshuar për shitjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të kryeqytetit. Arrestimi u krye pas informacioneve operative që tregonin se i riu siguronte lëndën narkotike të llojit kanabis sativa, e ndante atë në doza dhe e shiste në Tiranë.

Operacioni “Shop”

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shop”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan dhe finalizuan kapjen e të dyshuarit. Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale sasi lënde narkotike, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës, një çelës automjeti dhe një celular.

Deklarata e Policisë

Policia njoftoi se:
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional ‘Tempulli 3’, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar ‘Shop’. Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i një 17-vjeçari, banues në Kamëz. Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në kryeqytet. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis, shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e saj, një çelës automjeti dhe një celular”.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurori për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorë të mundshëm dhe për të zbardhur rrjetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Yll Limani në mbështetje të Gjestit: “I janë bërë shumë padrejtësi”

0
Pas arrestimit të këngëtarit Gjesti, reagimet nga artistë të njohur nuk kanë munguar. Së fundmi, mbështetje publike për të ka shprehur edhe kolegu i...

Përmbytje tragjike në Kenia, 62 viktima mes tyre 8 fëmijë

0
Të paktën 62 persona, mes tyre edhe tetë fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që goditën Nairobi dhe...

Pas arrestimit të Gjesti-t, reagon pronari i “Onima”: “Shqiponja nuk kap miza”

0
Pas lajmit për arrestimin e këngëtarit Gjesti dhe akuzave se ka kanosur kompaninë muzikore Onima, ka ardhur edhe reagimi i parë nga pala tjetër...

Konflikt në Durrës, plagoset me mjet prerës një 26-vjeçar

0
Një konflikt mes dy personave në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 26-vjeçari, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitali Rajonal...

Trump kërcënon Iranin: “Mund ta godasim sërish ishullin Kharg”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme të tjera ndaj qendrës kryesore të eksportit të naftës së Iranit,...